Retrò avantgarde është një brand lluksoz veshjesh dhe aksesorësh për femra, i regjistruar, certifikuar dhe i konsoliduar si në Shqipëri ashtu dhe në Itali, me pelhura në pambuk, lino, viskozë, seta dhe modal, ne nje armokromi perfekte mes ngjyrash.
Modelet janë të studjuar dhe shumë të pasura me detaje, me design totalisht Made in Italy.
Concept Store- Showroom Retrò avantgarde, një ambjent plot sharm me një arkitekture lluksoze të përzgjedhur deri në detaje dhe në harmoni perfekte me veshjet dhe aksesorët e ekspozuar në të, JU MIREPRET në zemër të kryeqytetit tonë Tirana, Zona Bllok dhe në website …….. për kë na ndjek nëpërmjet social-mediave për të bërë një blerje online.
Mbas 30 vitesh eksperiencë në Itali e Shqipëri, gjithmonë në kërkim dhe studim të trendit të fundit të ofruar nga stilistët më të mirë të “Hight Fashion” në mbarë botën, “Retrò
avantgarde” është bërë një brand mjaft i njohur dhe i kerkuar, nga një klientelë elitare, gjithmonë në kërkim të veshjes unike dhe cilësore, të pershtatshme për cdo moment të ditës, plot klas, elegancë dhe stile.
Retrò avantgarde është vlerësuar me trofeun, “Sipërmarrësi më i mirë për përsosmëri dhe besueshmëri në biznes, për vite me rradhë.
Në Concept Store Retrò avantgarde, do të gjeni nje larmi veshje dhe aksesorë të shumë brendeve italiane, të përzgjedhura dhe personalizuara nga stilistja Zajmira QERAXHIU.
Retrò avantgarde është kthyer në pikë riferimi edhe për shumë personazhë dhe celebritete VIP, të botës së kulturës, artit, kinematografisë, politikës dhe gazetarisë së disa mediave të rëndësishme si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri.
Cdo veshje dhe aksesorë që gjeni në Retrò avantgarde do mund te personalizohet, që cdo kliente të ndjehet unike dhe e mirë këshilluar në detaje, për të njohur sa më mirë veten dhe stilin e saja.
Stilistja e brandit “Retró avantgarde” Zajmira QERAXHIU, do ju keshillojë në cdo blerje.
JU MIREPRESIM❤️
Zajmira QERAXHIU
CEO Retrò Group
Mob: +355 67 2009769
E-mail: [email protected]
Instagram: @retro_avantgarde
Fb: Retrò avantgarde
Dergesa brenda dhe jashte Shqiperise
Sherbim 24/7
Lehte ne pagesa
Themeluesia
Zajmira QERAXHIU me një eksperiencë me mbi tre dekada ne sektorin e modës në Itali dhe Shqipëri, është Personal shopper, Stiliste, Kostumografe e Konsulente Imazhi, e certifikuar nga MKS ( shkolla e Modes, Milano), një nga shkollat me te njohura te formimit te larte akademik ne sektorin e modes, me docente te Akademise se Lluksit, Milano.